Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini, dhe Komisionerin Hahn, nesër, më 28 shkurt, do të vizitojnë Kosovën.
Presidenti Juncker dhe Delegacioni i BE-së do të takohen me Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe do të mbajnë një takim me qytetarë, përfaqësues të mediave, aktivistë të shoqërisë civile, ndërmarrës, studentë, profesorë, rininë e partive politike, artistë, sportistë kosovarë, bursistë të programeve të BE-së, dhe shefat e Misioneve të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Fillimisht, ata do të kenë një takim të përbashkët me Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj
Më pas, do të ketë një adresim për medie nga Presidenti Juncker dhe Presidenti Thaçi
E pasdite vonë, zyrtarët evropian do të kenë një takim me qytetarë në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovas