Është hedhur shorti për fazën tjetër të ligës së kampionëve. Ndeshja kryesore në bazë të performancës së klubeve do të jetë ajo në mes të Juventusit e Real Madridit. Këto dy skuadra lojën e parë do ta luajnë në Torino, derisa kthyesja luhet në Madrid. Nga duelet tjera interesante është ballafaqimi i anglezëve, ku Liverpool takohet me Manchester Cityn. Më lehtë e ka Barcelona që do të pret Romën, derisa Sevilla Bayern Munchen.
Kjo fazë e lojërave do të nis më 3 prill.