Connect with us

LAJME

Kadri Veseli: Me mua kryeministër, Kosova s’do t’ua mbyll derën miqve – SHBA aleati ynë më i fortë

Published

on

Kandidati për Kryeminister të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe mbështetësi më i madh i vendit.

Në një tubim elektoral në Gjilan ku pjesë e tij ishte i pranishëm edhe ish-kreu i Drejtësisë së Donald Trump Matthew Whitaker, Kadri Veseli u shpreh mirënjohës për raportet e jashtëzakonshme që kanë ndaj kosovarëve, njofton Klan Kosova.

”Amerika ishte gjithmonë në anën tonë, në kohë të vështira të luftës dhe në momente historike të Pavarësisë”.

”Amerika ishte gjithmonë këtu, duke ecur krah për krah me ne, duke na ndihmuar në rrugëtimin tonë. Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është një mik i madh i Kosovës”.

”Raporti mes Kosovës e SHBA-ve është më shumë sesa një raport mes dy shteteve të jashtëzakonshme. Amerika është një fuqi e bazuar në meritokraci”.

”Për këtë arsye Amerika do të na mbështesë dhe do të qëndrojnë gjithmonë pranë nesh. Ne duhet ta ruajmë këtë miqësi dhe partneritet. Ne nuk duhet të bëjmë asgjë që do ta rrezikonte aleancën më të rëndësishme strategjike në historinë e kombit tonë”.

Veseli edhe këtë herë iu drejtua masës me fjalët se më 6 tetor duhet të zgjedhin mes një qeverie që forcon raportet me SHBA-të apo koalicionin izolimit, njofton Klan Kosova.

”Më 6 tetor qytetarët duhet të zgjedhin mes një qeveri që e udhëheqim ne që do të forcojë partneritetin me SHBA-të dhe BE –në që së bashku do ta fitojmë luftën kundër korrupsionit dhe do ta zhvillojmë ekonominë për të mbajtur rininë këtu ose koalicionin e izolimit dhe të përçarjes”.

”Para nesh ka një moment kthese historike dhe 6 tetori është shans që nuk guxon të humbe. Me mua kryeministër Kosova nuk do t’ja mbyll derën miqve tanë perëndimorë por do të punojë edhe më fuqishëm me ta për të mirën e Kosovës dhe partneritetit. SHBA është aleati ynë me i fortë. Kosova është e shenjtë për ne dhe e ardhmja e Kosovës do të jetë më e mirë dhe më e sigurt me një mbështetje të fortë me SHBA-të”.

”Në 1999 unë kam parë me sytë e mi shpresën që lindi nga populli ynë. Së bashku ne shpëtuam jetë, u dham shpresë njerëzve dhe e çliruam Kosovën në partneritet me SHBA-në. Ne duhet ta fuqizojmë këtë partneritet si në 1999. Do t’i ndryshojë prioritetet e qeverisë. Do t’i jap fund ikjes së të rinjve nga vendi”.

Continue Reading