Connect with us

LAJME

Kamenicë: Rrokulliset vetura me targa gjermane, vdes 67-vjeçari

Published

on

Një 67-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Shipashnicë të Komunës së Kamenicës.

Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

Osmani tha se dyshohet se viktima e kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit me targa gjermane dhe kishte dal nga rruga duke u rrokullisur.

“Shkaqet e aksidentit ende janë të panjohura dhe po hetohen nga hetuesit policorë të aksidenteve, gjersa nga hetimet preliminare dyshohet se viktima ka vuajtur nga problemet shëndetësore”, tha ai.