Connect with us

DREJTËSI

Kandiq: Të lirohen policët e Kosovës

Published

on

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Në Twitter,  Kandiq ka shkruar se Serbia duhet t’i kthejë policët kosovarë në Kosovë.

“MUP t’i kthejë policët kosovarë në Kosovë, me besimin se nuk e dinin se kishin kaluar kufirin dhe në shenjë kujtimi të fatit të vëllezërve Bytyqi, të cilët kaluan kufirin duke ndihmuar romët për të kaluar në Serbi dhe kurrë më nuk u panë të gjallë.” – ka shkruar Kandiq në Twitter. 

Në këtë mënyrë ajo rikujtoi rastin e pazbardhur të tre vëllezërve  të cilët ishin shqiptarë të Kosovës, pjesëtarë të UÇK-së, me shtetësi amerikane të cilët u kidnapuan dhe vranë pas lufte, derisa kalonin nëpër Serbi.

Ky rast nuk është zbardhur asnjëherë nga Serbia.