Shqipëria e ka fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Evropiane përmes Alvin Karaqit.
Karaqi i cili përket te kategoria 84 kg ka fituar ndaj holandezit, Timmermans.
Ai paraprakisht kishte mposhtur Kampionin e Evropës kroatin Garibovic dhe grekun Mastrogiannis i cili ka fituar medalje bronzi në Evropianin e fundit, si dhe në gjysmëfinale Kampionin e Evropës, italianin Michele Martina.
Karaqi më herët kishte përfaqësuar edhe Kosovën.
Madje për suksesin e ka përgëzuar edhe Federata e Karatesë e Kosovës.
“Zemra mal.Të lumtë Alvin F Karaqi. Nderove kombin, shtetet tona, karatenë mbarshqiptare, klubin, trajnerët, kolegët sportistë, familjen e më e vlefshmja është kurorëzimi për të cilin punove me dekada.Të lumtë champ”, ka shkruar faqja e FKK-së në facebook.