Connect with us

KOSOVË

Kawa Group do të punësojë 100 punëtorë

Published

on

Kompania e ndërtimit Kawa Group do të fillojë të ndërtojë kompleksin “Lord Residence” në Veternik të Prishtinës. Ky kompleks do të ketë qendër tregtare, hotel dhe kompleks banesor, njofton Klan Kosova.

Para 10 dite kjo kompani ka hapur konkurs për të pranuar 100 punëtorë, gjatë ditës së sotme në një ambient të hapur do të bëhet intervistimi i 500 aplikuesve.

Përzgjedhja e tyre do të bëhet nga një ekip i Kawa Group ku ka inxhinier të ndërtimit dhe arkitektë.

Pronari i kësaj kompanie Valon Vataj, tha se kjo mënyrë e përzgjedhjes së punëtorëve është më ndryshe, pasi ai tha se punëtorët do të kenë kushtet e mira të punës.

Ai më tej shtoi se punëtorët do të kenë sigurim shëndetësor, siguri maksimale në punë, sigurim jetësor që paguhet nga kompania, racion i ushqimit të plotë dhe kontratë pune me 4 javë pushim vjetor.

Continue Reading