Connect with us

LAJME

KAWA Group merr “SUPERBRAND 2018” në ndërtim

Published

on

Një nga kompanitë më të mëdha të Kosovës në fushën e ndërtimit, “KAWA Group, është vlerësuar për punën që ka bërë. Kjo kompani ka marrë për herë të dytë radhazi çmimin “SUPERBRAND”, kësaj radhe për vitin 2018.

Ky çmim ndahet pas një vlerësimi nga ekspertë të ekonomisë dhe ndërmarrësisë, por gjithashtu edhe nga opinioni i masës së gjerë.

Drejtori ekzekutiv i “KAWA Group”, Valon Vataj ka thënë se ky çmim është një lajm i mirë, mirëpo është më shumë përgjegjësi për punë edhe më të mirë në vazhdim.

Në vazhdën e shumë sukseseve, sot KAWA Group merr edhe çmimin SUPERBRAND 2018. Ky çmim për ne është edhe një përgjegjësi e madhe për gjithë ata që na e kanë besuar shtëpinë e tyre dhe që do të na besojnë në të ardhmen”, ka thënë Vataj.

Për më shumë Vataj tregoi edhe për një sukses të vitit 2019, për një kompleks që ka filluar të ndërtohet, e që është ndryshe nga të tjerët.

Vlen të theksohet se nuk është ky i vetmi sukses i KAWA Group, mirëpo në vitin 2019 ka filluar me kompleksin LORD Residence, i cili do të jetë ndryshe nga ata që jemi mësuar deri më tash, do të jetë një projekt inovativ dhe i standardeve europiane”, ka shtuar ai.

Në SUPERBRAND u ndanë edhe çmime tjera për kompanitë brand sikur “SportIn”, “StoneCastle”, etj.

Continue Reading