Connect with us

LAJME

Kelmendi: Për atë televizioni është armiku, sot Klani e nesër të tjerët

Published

on

Ish-drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka thënë se në 24 orët e fundit nëpër rrjetet sociale është shkruar vetëm për mediat, nga ‘eksponentë të wannabe partisë-shtet’.

Kelmendi përmes një postimi në rrjetet sociale tha se janë mbushur me profile të rreme, sipas tij, për të mos e lejuar qytetarin që ta shpreh mendimin e vetë.

Postimi i plotë:

48 biznese “nuk janë në rregull”, tha, por vetem medias ia publikuan fletërrufenë në rrjete sociale, vetëm medias ia shpërndanë deputetët, ministrat e telallët partiakë, vetëm medias iu turrën për ta bërë me dreqin e të birin, vetëm për gazetarët shpifën e helmatizuan…

Vetëm për median paskan shkruar plot eksponentë të wannabe partisë-shtet në këto 24 orët e fundit.

Pse gjithë ky panik?

Pse gjithë kjo frikë?

A e dini pse? Se Facebookun e Twitterin e kanë mbushur me profile të rreme për të mos e lejuar qytetarin e lirë ta shpreh mendimin e vetë.

Me televizionet nuk po e gjejnë formulën ende.

Për atë televizioni është armiku. Sot Klani, nesër të tjerët.

Continue Reading