Connect with us

LAJME

Keni duart dhe këmbet e ftohta, lexoni këto këshilla

Published

on

Temperaturat e ulëta mund të sjellin dhimbje trupore

Këshillat të thjeshta ju ndihmojnë ta kaloni dimrin pa telashe shëndetësore

Temperaturat e ftohta i ndiejmi në tërë trupin. Tek personat me ishemi periferike dhe pengesa të qarkullimit të gjakut mund të shfaqen edhe dhimbje te padurueshme. Dr. med. Halil Krasniqi Drejtor i klinikës së kirurgjisë vaskulare dhe endovaskulare ne Helios Klinikum në Pforzheim, tregon se çka ndodh në trupin tonë kur është ftohët dhe si mund të rezistojmë dhimbjet dhe si mund të mbrohemi nga pasojat shëndetësore.

 Përse ftohen shumë shpejt duart dhe këmbët?

Kjo shpjegohet thjesht nga fakti se të ftohen apo tkurren arteriet në extremitetet tona  në duar dhe këmbe dhe më këtë indet dhe lëkura nuk furnizohen mjaftueshëm me gjak.

Në Extremitetet e përmendura  është lëkura e hollë dhe nuk ka muskuj apo inde tjera si dhjamore apo muskulore të cilat e plotësojnë trashësinë në mes të lëkurës dhe eshtrave krijohet ftohje e shpejt.

Organizmi i jonë është në gjendje pavarësisht dhe automatikisht të rregullojë temperaturën trupore.

Shumë e rëndësishme është që, për shkak të reduktimit të rrjedhjes së gjakut në extremitete, bërthama trupore dhe organet vitale të jenë të furnizuara mjaftueshëm me gjakun e ngrohtë.

Kur keni këmbët e ftohta ndihmon shumë një banjo e këmbëve me pastaj duke i tharë në lëvizje masazhe, e cila nxit qarkullimin e gjakut dhe zgjeron arteriet e ngushtuara“.

Dr. Halil Krasniqi, Drejtor i klinikes vaskulare dhe endovaskulare në Hlios Klinikum Pforzheim, Gjermani

 Cila gjini është më tepër e atakuar nga të ftohet meshkujt apo femrat?

Kryesisht në dimër apo kohën me temperatura të ulëta vuajnë më shumë femrat sesa meshkujt nga duart dhe këmbët e ftohta. Përafërsisht janë 8 nga 10 femra te atakuara nga ky fenomen natyral. Femrat posedojnë shume me pake muskulaturë të ngrohët sesa meshkujt.

Trupi mashkullor përbëhet rreth 40% nga muskulatura ndërsa trupi femëror rreth 23%.

Muskujt prodhojnë temperaturë trupore ngase ne aksion ata djegin energji. Mirëpo nga kjo energji vetëm 20 deri ne 30 % përdoret për aktivitetin muskulor. Pjesa tjetër futet në dispozicionin e temperaturës trupore.  Përveç kësaj femrat janë më të vogla sesa meshkujt dhe kanë një raport tjetër në matjet dhe sipërfaqen  trupore dhe si pasoje nga kjo në të ftohët humbin shumë temperaturë.

Si të silleni tek çrregullimet e qarkullimit të gjakut?

Pacientet me çrregullime të qarkullimit të gjakut duhet ruhen veçanërisht nga të ftohtët.

Veçanërisht me rëndësi është që te veshën me rroba të ngrohta, ti aplikojnë rregullisht marrjen e medikamenteve për tëhollimin e gjakut dhe ti nënshtrohen rregullisht vizitave mjekësore.

Një çaj i ngrohtë është shumë i mirë kundër te ftohte-sidomos xhenxhefil kujdeset për ringjallje

 Çka është morthi(ngrirja)?

Ato janë rekcione të dhimbshme të lëkurës të shkaktuara nga i ftohti. Ndër lëkurë formohen ënjtje të rrumbullakëta me ngjyrë të kaltër në vjollce. Këto ndryshime të lëkurës munden në raste të rënda të jenë një shoqërues i përhershëm. Në këto vende të lëkurës formohen ënjtje kruajtëse dhe njëkohësisht të dhimbshme, që mund të kalojnë në flluska me gjak ose dëmtime indore. Të ngrirat shërohen në rregull brenda 1-3 javëve.

 Çka ndihmon më së miri kundër duarve dhe këmbeve të ftohta?

Posaçërisht efekt ndihmues kane erëzat e zjarrta si xhenxhefili. Ato përmbajnë vajra esencial dhe substanca djegëse që kontribuojnë në rikthimin e ndjenjës se ngrohtësisë. Gjithashtu personat e prekur mundet ti masazhojnë enët e gjakut duke bërë dush të ndryshueshëm: minutën e parë dush me ujë të nxehtë, që shkakton zgjerimin e enëve të gjakut, pastaj për pesë deri dhjetë sekonda dush të ftohtë, që shkakton efektin e kundërt e ajo është tkurrja e enëve te gjakut.

Gjithashtu ushtrimet si noti dhe ecja e shpejtë janë stimulues te qarkullimit. Me rendësi është gjithashtu  përkujdesja për relaksim te mjaftueshëm ditor.

Kundër këmbeve të ftohta ndihmojnë banjat e ngrohta te këmbeve e pastaj fërkimi i thatë që ngacmon qarkullimin dhe i zgjeron enët e ngushtuara. Gjithashtu gjimnastika e gishtave si p.sh. lëvizja e tyre, lëvizja rrethore e kyçit te epërm të këmbës si dhe përdorimi i kremrave me përbërës qe nxisin qarkullimin e gjakut mund të ndihmojnë.

Recetë për pirje të ngrohtë me erëza

Erëzat mund të ndihmojnë trupit të ngrohet prapë. Më së miri mund të përdoren si lëng.

Për këtë të vlohen 100 mililitra ujë dhe 52 mililitra qumësht me një copë rrënjë  xhenxhefili më pastaj të shtohen, një e katërta e lugës së qajit me kardamom, , kurkuma, piper dhe kanellë.

  Çfarë duhet të bëni kundër një hunde të ftohte?

Kur këmbët dhe duart janë te ftohta , ngushtohen gjithashtu edhe enët e mukozës se hundës. Qarkullimi ngadalësohet dhe hunda bëhet e ftohte. Ky reaksion i trupit tonë na bënë neve veçanërisht të ndejshëm ndaj patogjeneve. Kur mukoza e hundës është dobët e furnizuar me gjak , vuan edhe funksionaliteti i njeriut. Ajri i thithur nuk mundet të pastrohet tërësisht. Patogjenet munden me lehtë të depërtojnë ne trup. Preventiva me e mire kundër një hunde të ftohtë është veshja e rrobave të ngrohta, pirja e çajeve te nxehta si dhe masazhimi i hundës.

 Cilat janë këshillat për parandalimin e kësaj dukurie:

Sa më shumë që është e mundur të hiqet dorë nga konsumimi i produkteve shtazore.

Kolesteroli që përmban ky ushqim nxit klasifikimet vaskulare, që shkaktojnë keqësimin e qarkullimit të gjakut. Për atë shkak preferohet që në dimër të konsumohen me shumë fruta dhe perime. Posaçërisht perime jeshile të cilat përmbajnë sasi të madhe të vitaminës B që është mbrojtës i mire i nervave. Pirja e mjaftueshme posaçërisht e ujit nxit qarkullimin e gjakut. Faktorë që përkeqësojnë qarkullimin e gjakut janë alkooli dhe pirja e duhanit.

 

Continue Reading