Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj 4 të pandehurve me inicialet B.M., A.H., B.K dhe A.M. të cilët u arrestuan dje nga Departamenti i Krimeve të rënda.
Katër të pandehurit dyshohen se kanë kryer vepra penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Të pandehurit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartcekura.