Connect with us

KOSOVË

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për grabitje dhe kanosje

Published

on

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan që të dyshuarit H.K. t’ia caktojë masën e paraburgimit për shkak të dyshimit të veprave penale grabitje dhe kanosje.

I dyshuari më 11 shkurt 2019, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme në mënyrë të kundërligjshme, ka përdorur dhunë fizike ndaj SH.A. dhe me forcë e ka grabitur automjetin e të dëmtuarit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu, i dyshuari e ka kanosur seriozisht të dëmtuarin, duke i thënë se nëse  vjen policia në shtëpinë time, do ta vrasë duke shkaktuar tek i dëmtuari ankth dhe frikësim.

Prokuroria ndaj tij, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, pasi ka konsideruar që masat e tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për përfundimin e suksesshëm të hetimit të kësaj çështje.

Continue Reading