Connect with us

KOSOVË

Këshilli i Prindërve të Kosovës me rol vendimarrës në shkolla

Published

on

Këshilli i Prindërve të Kosovës, përveç rolit vëzhgues, prej këtij viti do të kenë edhe rol vendimarrës në shkolla, duke përfshirë këtu përzgjedhjen e drejtorëve dhe mësimdhënësve, transmeton Klan Kosova.

Lajmin e ka për të ditur për KosovaPress vetë ministri Bytyqi, pas takimit të rregullt që ka mbajtur me përfaqësues të KPK-së.

Bytyqi ka thënë se kjo praktikë do ta depolitizojë arsimin, e njëherësh ka premtuar përkrahje për Këshillin e Prindërve gjatë këtij viti.

Kurse, kryetari i KPK-së, Ymret Reshiti ka thënë për KosovaPress se me përfshirjen e prindërve në rol vendimarrës në shkolla, pos depolitizimit të arsimit, do të rritet edhe cilësia në arsim.

Po ashtu, gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për grevën e arsimit që SBAShK-u, e ka paralajmëruar për të hënën.

Ministri Bytyqi ka njoftuar se kanë marrë edhe përkrahjen e Këshillit të Prindërve që greva mos të mbahet, sepse sipas tyre, do t’i dëmtojë fëmijët./KosovaPress/

Continue Reading