Connect with us

LAJME

KFOR: Kemi shtuar praninë në veri, të gatshëm për veprime të nevojshme

Published

on

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka lëshuar sot një komunikatë për media në të cilën sqaron se ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit atje.

“Qëllimi i pranisë së KFOR-it është të sigurojë një mjedis të sigurt  dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara,  Rezoluta 1244 e vitit 1999”, shkruan në deklaratën e KFOR-it.

Në komunikatë u bëhet thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin tensione ose të shkaktojnë përshkallëzimi.

“Në përputhje me mandatin e tij, KFOR-i është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të sigurojë një mjedis të sigurt në mënyrë neutrale dhe të paanshme”.

Komandanti i KFOR-it, specifikohet në komunikatë, deklaron se mbetet në kontakt të ngushtë me bashkëbiseduesit e tij kryesorë, përfshirë këtu përfaqësues të Institucioneve dhe Organizatave të Sigurisë në Kosovë, të Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Serbe, si dhe Misionit për Sundimin e Ligjit të udhëhequr nga BE.

“KFOR-i i kërkon Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE për të reduktuar tensionet dhe si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit”.

Continue Reading