Connect with us

LAJME

KFOR me stërvitje do të testojë aftësitë operacionale

Published

on

KFOR njofton se në ditët në vijim do të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda Kosovës, për shkak të procedurës normale të dorëzimit të kontingjenteve.

“Ushtrimet do të kryhen gjithashtu për të testuar dhe ruajtur aftësitë operacionale në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i trajnimit dhe gatishmërisë së të gjitha njësive që vijnë në terren”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

KFOR njofton se këto ushtrime do të zhvillohen në mënyrë të tillë që të minimizojnë çdo ndërprerje dhe ndikimin për popullatën lokale, është e mundur që mund të ketë vonesa në qarkullimin e trafikut dhe të vërehen lëvizjet e ushtarëve.

“Prandaj, KFOR-i këshillon shoferët që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë nëse janë afër kolonave të automjeteve ushtarake thuhet në komunikatën e KFOR-it.