Connect with us

LAJME

Klan Kosova: MINT qëllimshëm po nxjerr dokumente jovalide nga historiati

Published

on

Klan Kosova i është përgjigjur Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Sipas këtij mediumi, kjo ministri ka vazhduar edhe të hënën të paraqesë në mënyrë mashtruese një situatë që nuk qëndron, me qëllim që të mbuloj dështimin e saj për të arsyetuar vendimin e kundërligjshëm.

Sipas Klan Kosovës, MINT qëllimisht po informon në mënyrë selektive informata nga historiati i kompanisë, para se të bëheshin ndryshimet në dokumente, duke insistuar që adresa e pronarit të Klan Kosova është Serbia.

“E vërteta është se me datë 20 qershor 2023 në çdo dokument të kompanisë qëndron vetëm Kosova dhe asnjë veprim i MINT pas këtij ndryshimi është pa bazë ligjore. Dy, MINT po bën shkelje ligjore edhe duke tentuar të interpretojë dokumente, jashtë fushëveprimit të saj, derisa çështjet e regjistrimit të bizneseve i takojnë Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK). Tre, MINT po vazhdon të bëjë shkelje ligjore duke tentuar t’i interpretojë edhe ligjet edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, derisa pushtetet sipas të njëjtës Kushtetutë janë të ndara, derisa ekzistojnë gjykatat përkatëse që e bëjnë këtë punë. Katër, MINT edhe pse kur ka bërë shkeljen e fundit javën e kaluar me refuzimin e Ankesës së bërë nga Klan Kosova kishte udhëzuar që për hapat e mëtejshëm organ kompetent mbeten gjykatat, po vazhdon të lëshojë komunikata me argumente manipulative. Klan Kosova nuk do të ndalet në shpërfaqjen e së vërtetës dhe të gjitha shkeljet e MINT do t’i vërtetojë në gjykatë”, thekson Klan Kosova.