Connect with us

KOMUNA

Komuna e Pejës shpallë sot ditë zie pas tragjedisë nga vërshimet ku humbën jetën 26 vjeçareja bashkë me djalin e saj 5 vjeçar

Published

on

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri e ka shpallur ditën e sotme si ditë zie në Pejë, në nderim të dy viktimave që humbën jetën tragjikisht, si pasojë e vërshimeve në këtë qytet.

Vendimi është marrë sot, me ç’rast të gjitha angazhimet institucionale pezullohen, ndërsa flamujt vendosen në gjysëmshtizë.

Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për familjen Ademaj nga qyteti i Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar. Mirsada, 26-vjeçare dhe djali i saj, Dioni, humbën jetën tragjikisht dhe nuk arritën të mbijetojnë.

Continue Reading