Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca e ka akuzuar homologun nga PDK-ja Memli Krasniqin, pasi ky i fundit tha se Lista serbe e Vetevendosje nuk po e votojnë demarkacionin.
Konjufca i është drejtuar Krasniqit duke i thënë se ” a i ke dy ditë shkollë me bë dallimin mes Vetëvendosjes dhe Listës serbe”? Konjufca më tej ka shtuar se subjekti i tyre politik po e mbron Kosovën derisa Lista serbe po kërkon të përfitoj diqka në këmbim të votës.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Krasniqit i cili i tha Konjufcës se ka ” jo dy ditë, por shumë, madje edhe më shumë sesa Konjufca”.
Debati u përmbyll pas ndërhyrjes së kryesuesit Xhavit Halitit i cili nuk lejoi të vazhdohet me kundër replika.