Connect with us

KOMUNA

Kontejnerët “Made in Kosovo” nga GAMP behën gati për t’u eksportuar për në Gjermani

Published

on

Fabrika GAMP në kuadër të gamës së saj të gjerë të produkteve, ka prodhuar kontejnerët e parë për t’i eksportuar drejt Gjermanisë.

Kontejnerët e transporti, të bërë kryesisht nga çeliku i fortë, ofrojnë një bazë të qëndrushme dhe të fortë për ndërtim.

Ato janë të përshtatshme për të krijuar shtëpi, zyre, dyqane, lokale tregtare, restauronte, galeri arti dhe shumë ambiente të tjera banimi.

Në Lipjan, pak ditë më parë është përuruar fabrika e kontejnerëve modularë “GAMP”, një investim 7 milionë euro i një kompanie kosovare dhe një gjermane.

Fabrika 7 mijë m² shtrihet në 20 mijë m² në fshatin Konjuh të Lipjanit dhe është arritur të ndërtohet për gjashtë muaj.

Bashkëinvestitori Valon Vataj, pronar i kompanisë “KAWA”, deklaroi se GAMP do të kontribuojë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe prodhimet “made in Kosova” do të “pushtojnë” tregjet ndërkombëtare./Media Ndërtimi