Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar zgjedhjen e qeverisë së re të Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në ‘Twitter’ ai ka thënë se mezi pret që të punojë me të gjitha institucionet e Kosovës, palët e tjera dhe palët e interesuara të shoqërisë civile për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin në Kosovë.
Gjithashtu, siç ka thënë tutje Kosnett, ai pret edhe bashkëpunim për të ndihmuar Kosovën të ndërtojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj.
“Urime për formimin e qeverisë së re. Mezi pres të punoj me të gjitha institucionet e Kosovës, palët e tjera dhe palët e interesuara të shoqërisë civile për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin dhe për të ndihmuar Kosovën të ndërtojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj”, ka shkruar Kosnett.