Connect with us

LAJME

Kosova dhe Holanda, zhvillojnë konsultime në politikën e jashtme

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës kanë mbajtur të hënën në Hagë konsultime politike mes dy dikastereve. Këtë konsulta janë mbajtur nën drejtimin e zëvendësministrit Kreshnik Ahmeti dhe zëvendësministres Anita van den Ende.

Gjatë këtyre konsultimeve u vlerësua ngritja e ndërveprimit ekonomik dhe tregtar mes ekonomive të të dyja vendeve dhe u shqyrtuan mundësitë për lehtësimin e mëtutjeshëm të këtyre zhvillimeve, thuhet në njoftimin për medie lëshuar nga MPJD-së.

Zëvendësministri Ahmeti e ka falënderuar zëvendësministren Ende, për mbështetjen e Holandës për mbështetjen Kosovës në kalimin e fazës së parë në Këshillin e Evropës.  Po ashtu, u diskutua edhe për procesin e integrimit të Kosovës në organizata tjera ndërkombëtare.

Përveç tjerash, në këtë takim u diskutua edhe për agresionin e paprovokuar të Federatës ruse mbi shtetin e Ukrainës dhe rëndësinë e vendosjes së sanksioneve kundër saj, njofton MPJD-së.

Continue Reading