Connect with us

KOSOVË

11 zyrtarë të Doganës së Kosovës në veri japin dorëheqje, 2 nga ta boshnjakë

Published

on

11 zyrtarë të Doganës së Kosovës kanë dhënë dorëheqje.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

Ai tha se 9 prej tyre janë serbë e 2 boshnjakë të pjesës veriore.

“Po, 11 zyrtarë të doganës kanë dhënë dorëheqje. Dje kanë qenë 9 e sot janë dorëhequr edhe dy. Nëntë prej tyre janë serbë e dy janë të komunitetit boshnjak të pjesës veriore”, tha ai.

Këto dorëheqje vijnë pas vendimit të Listës Serbe për largimin nga institucionet e Kosovës. Deri më tani, serbët janë larguar nga Qeveria, Kuvendi, policia, gjykatat, prokuroritë./Teleskopi.info

Continue Reading