Connect with us

KOSOVË

Ahmeti: Nuk ka asnjë marrëveshje të arritur nga Thaçi në Bruksel

Published

on

Ka përfunduar takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, të cilët i patën kërkuar presidentit që t’ua dorëzojnë atyre të gjitha dokumentacionet nga takimet që ka pasur deri më tani në Bruksel.

Siç kanë theksuar bashkëkryesuesit e këtij ekipi, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, nuk ka asnjë dokumentacion që është nënshkruar në këto takime që janë përfaqësuar nga presidenti Thaçi.

Në një konferencë për media, Ahmeti ka thënë se sot atyre iu dorëzua një raport mbi temat që janë diskutuar gjatë këtyre takimeve.

“ Sot na u dorëzua një raport ku presidenti Thaçi na dorëzoi një raport të delegacionit mbi fazën përfundimtare. Nuk është dokumentacion që është dakorduar në Bruksel, por na është një raport se çfarë është diskutuar në këto takime të mbajtura në Bruksel. Në këto tema figurojnë temat si të zhdukurit të zhvendosurit, të drejtat e minoriteteve, janë tema të tilla që janë hapë, këtë material do e analizojmë dhe do shohim nëse kemi pyete shtesë për Thaçin dhe pastaj do vazhdojmë. Në raport shkruan Thaçi tha nuk ka asnjë draft zyrtar të dakrduar qoftë me Brukselin apo me Serbinë. Konfirmuam se deri më tash ka ndodhur 3 plus 1 takime, po themi kështu për shkak se takimi i katërt ka dështuar për shkak të taksës. Tash neve si delegacion na mbetet që të shqyrtojmë këtë raport dhe pastaj do kemi edhe takimin e dytë në Bruksel. Pra nuk ka pasur asnjë marrëveshje të arritur nga presidenti Thaçi në Bruksel, si përfaqësues i delegacioni”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/

Continue Reading