Connect with us

KOSOVË

Edhe këtë vit Prishtina pritet të përballet me ajër të ndotur

Published

on

Java e dytë e nëntorit e gjen Prishtinën sërish me ajër të ndotur.

Rënia e temperaturave ka bërë që shumë qytetarë, e sidomos ata që jetojnë nëpër shtëpi, t’i kthehen djegies së thëngjillit dhe druve si metodë për ngrohje, gjë që ndikon negativisht në cilësinë e ajrit.

Sipas të dhënave të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, momentalisht në kryeqytet, ajri është i pashëndetshëm.

Një mjet për ta matur këtë është Indeksi i cilësisë së ajrit (AQI), i cili i kthen të dhënat e cilësisë së ajrit në numra dhe ngjyra për t’iu ndihmuar njerëzve të kuptojnë se kur duhet marrë masa për ta mbrojtur shëndetin e tyre.

Gjatë mbrëmjes të së martës, matësi tregonte se vlerat AQI janë 180 dhe shënjimi me ngjyrë të kuqe, sinjalizon se ajri është i pashëndetshëm./Teleskopi.info

Continue Reading