Connect with us

KOSOVË

“Frutex” përpunon 1 milion kilogramë mollë për prodhimin e lëndës së parë, ka nevojë edhe për 3 milion kilogramë

Published

on

Ndër kompanitë lidere në prodhimin e lëngjeve dhe pijeve energjike “Frutex”, ka njoftuar se rreth 1 milion kilogramë mollë janë përpunuar për prodhimin e lëndës së parë.

Kështu ka njoftuar drejtori i kësaj kompanie, Shaqir Palushi, i cili përmes një njoftimi ka thënë se kjo kompani ka nevojë edhe për rreth 3 milionë kilogramë mollë për përpunimin e lëndës së parë.

Ai ka thënë se shpreson se kjo sasi e nevojshme do të sigurohet nga fermerët vendor të cilët merren me kultivimin e mollës.

Po ashtu Palushi ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të fillojë edhe importi nga Shqipëria./Teleskopi.info

Continue Reading