Connect with us

KOSOVË

LAJMI I FUNDIT: Greva në arsim vazhdon

Published

on

SBASHK-u përfundimisht nuk e pranon ofertën e Qeverisë, greva vazhdon.

Në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës janë mbledhur Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ku temë diskutimi kanë grevën.

Ky diskutim vjen pas hyrjes në javën e dytë të vazhdimit të grevës nga ana e mësimdhënësve, por edhe pas refuzimit që ofertës që u bëri Qeveria mbrëmë me rritjen e pagave, njofton Klan Kosova.

Fillimisht u mbajt një mbledhje me dyer të mbyllura mes ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi, një grupi punues të qeverisë dhe SBASHK-ut lidhur me grevën.

Pas këtij takimi Bytyqi doli optimist se mësimi do të fillojë nesër dhe se propozimi i Qeverisë është brenda mundësive buxhetore që kanë.

“Ne nuk po kërkojmë në mënyrë klasike rritje pagash por rritje të koeficientit jo për t’u bërë më të pasur se të tjerët por për të pasur vend në këtë projektligj”, ka thënë kryesindikalisti Rrahman Jasharaj.

Jasharaj falënderoi të gjithë për unitetin dhe tregoi më shumë rreth mospranimit të ofertës nga Qeveria.

“Oferta e kryeministrit as nuk i afrohet fare 30% por është një vlerë prej 0.20% as kjo nuk është për të gjithë sektorin e arsimit, ose do të fitojmë të drejtën tonë të gjithë ose do të humbim të gjithë”, ka shtuar Jasharaj

Continue Reading