Connect with us

KOSOVË

Mbi 60 mijë persona vizituan hotelet e Kosovës gjatë gushtit, shumica prej tyre të huaj

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi sot statistikat e hotelerisë në Kosovë për muajin gusht 2022.

Në gusht 2022, pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në muajin gusht ishte 60 952, prej tyre 29.50% ishin vendorë dhe 70.50% të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 121 478, prej tyre 32.13% nga vendorët dhe 67.87% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve e kishte rajoni i Prishtinës me 20 548 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve rajoni i Pejës me 51 270 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Gjermania, Shqipëria, Zvicra etj./Teleskopi.info

Continue Reading