Connect with us

KOSOVË

Moti sot në Kosovë

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell.

Sipas institutit, vranësirat do të jenë kryesisht të shtrira në perëndim dhe veriperëndim të vendit, por nuk parashihen të sjellin reshje të asnjë forme për shkak se ato do ti takojnë stadit të lartë të Troposferës.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i  veriperëndimit”, thuhet në njoftim.