Connect with us

KOSOVË

Sefaj merr përkrahje nga amerikanët

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj priti në takim njoftues zyrtarët e ICITAP-it nga Uashingtoni të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë, të udhëhequr nga zëvendës-ndihmës Drejtoresha e ICITAP-it për Evropë, Andria Simic, analistja e programit të ICITAP, znj. Emily Leival dhe menaxherja e programi të ICITAP-it,  Kimberly Riffe.’

Në një komunikatë dërguar mediave thuhet se ata biseduan rreth kontributit dhe ndihmës së ICITAP-it dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme ndër vite dhe planet për të ardhmen.

Ministri Sefaj falënderoi zyrtarët nga Uashingtoni për ndihmën që ICITAP i jep Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencioneve të saj në vazhdimësi. Gjithashtu ministri Sefaj kërkoj që të vazhdohet ndihma për ngritjen e kapaciteteve për zyrtarët e MPB-së nga ICITAP.

 

Continue Reading