Komisioni i Pavarur i Mediave pritet që sot të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e “Raportit të monitorimit të Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio-Vizuele gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.

Kjo konferencë ka për qëllim prezantimin e të gjeturave të këtij komisioni nga monitorimi i mediave gjatë fushatës zgjedhore të mbajtura para pak ditësh.