Connect with us

LAJME

KQZ sot mban mbledhjen e radhës, pritet certifikimi i rezultateve për kuvendin komunal në Leposaviq

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të mbajë mbledhje, duke filluar nga ora 10:30.

Sipas një njoftimi nga KQZ thuhet se në rend të ditës është certifikimi i rezultateve, për zgjedhjet e parakohshme për kuvendin Komunal në Leposaviq.

Kujtojmë se më 23 prill janë mbajtur zgjedhjet për kuvende komunale në Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjet për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit.