Connect with us

LAJME

Krasniqi: Kosova është më e mirë dhe më demokratike me angazhimin e gazetarëve për të vërtetën

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, duke falënderuar gazetarët për punën e tyre.

Përmes një postimi në facebook, Krasniqi tha se Kosova është më e mirë dhe më demokratike me angazhimin e gazetarëve për të vërtetën.

“Para se gjithash, faleminderit! Faleminderit për punën, përkushtimin dhe profesionalizimin – në promovimin e demokracisë, llogaridhënies dhe transparencës. Kosova është vend më i mirë, më i lirë dhe më demokratik falë angazhimit dhe luftës të përditshme që ju bëni për të vërtetën, pavarësisht se cila është ajo”, tha Krasniqi.

Tutje, ai ka thënë se sot duhet rikujtuar sfidat e tyre dhe duhet qëndruar krah tyre në çdo hap.

“Gjithsesi, sot, është edhe një ditë ku ne duhet të rikujtojmë sfidat e shumta me të cilat përballeni akoma në Kosovë dhe bashkë, si shoqëri dhe si shtet, të zotohemi që të jemi krah jush në secilin hap, në mënyrë që t’i evitojmë ato. Urime dhe mos u ndalni në misionin tuaj të shenjtë”, është shprehur Krasniqi./Teleskopi/

Continue Reading