Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,(PDK), Memli Krasniqi ka uruar Albinën dhe Familjen Kelmendi për kualifikimin në finalen e Eurovisionit.
Krasniqi përmes një postimi në facebook ka uruar edhe gjithë shqiptarët për mbështetjen.
“Urime Albinës, familjes Kelmendi dhe gjithë shqiptarëve për mbështetjen e madhe-kualifikimi i Shqipërisë në finalen e Eurovizionit. Tani drejt një finaleje sa më të suksesshme”, ka shkruar Krasniqi.
Shqipëria ishte përfaqësuesja e parë që kaloi në finale të Eurovisionit.
Kujtojmë se finalja mbahet të shtunën më fillim nga ora 21:00./Teleskopi/