Connect with us

LAJME

Kryediplomati i Kroacisë sot viziton Kosovën, takohet me Kurtin e Gërvallën

Published

on

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Atë do ta presë në takim, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Pas takimit do të ketë konferencë për media. Pos Gërvallës, Radman do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, me fillim nga ora 16:15.

Gordan Grliq Radman ka arritur në Kosovë mbrëmë.

Ai është pritur në Aeroportin e Prishtinës nga ministrja Gërvalla-Schwarz dhe nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.