Sot në Kosovë, për vizitë zyrtare, vjen ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gerlic Radman.
Ardhja e ministrit kroat është paralajmëruar për sot në orën 22:45 minuta.
Ministria e Punëve të jashtme dhe Diasporës së Kosovës, njoftoi se ministrja Donika Gërvalla-Schwarz, mirëpret në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, homologun e saj kroat.
Ndërsa nesër (e martë) të dy ministrat do të zhvillojnë takim bilateral në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë, ku në orën 09:25, edhe do të mbajnë konferencën e përbashkët për media.