Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të raportojë sot në Kuvendin e Kosovës, duke filluar nga ora 17:30, mbi situatën e fundit në veri të vendit.
Pas rrëmbimit të tre policive kufitarë të Kosovës nga Policia e serbisë, rast që ndodhi të mërkurën, ishin partitë opozitare të cilat sot në seancën e rregullt, kërkuan që kryeministri Kurti të raportojë në Kuvend.
Ata i bën thirrje kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, që të thërrasë në seancë, kryeministrin Kurti, kërkesë e cila edhe u plotësua.
Kryekuvendari Glauk Konjufca bëri të ditur se Kurti do të jetë i pranishëm në seancë, sot duke filluar nga ora 17:30.
“Kryeministri e ka dhënë njoftimin që do paraqitet në ora 17:30 për diskutimin që u kërkua”, tha Konjufca.
Përndryshe, gjatë seancës, pati akuza të shumta nga partitë opozitare ndaj qeverisë dhe kryeministrit Kurti, sidomos për pjesën që sipas tyre, ai ka dëmtuar raportet me aleatët ndërkombëtarë.
Ndërkohë, partitë opozitare thanë se pavarësisht mospajtimeve me Qeverinë, në raport me situatën pas rrëmbimit të policëve, ata i japin mbështetje ekzekutivit të vendit.