Connect with us

LAJME

Kryeministri Kurti shpreh ngushëllime për tragjedinë në Beograd

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Beograd, me ç’rast një adoleshent 14-vjeçar vrau në shkollë tetë nxënës dhe rojën e sigurisë, si dhe ka plagosur disa të tjerë.

Për këtë ngjarje tragjike, përmes rrjetit social Twitter, kryeministri Kurti ka shprehur ngushëllime.

“Dëshiroj t’u shpreh ngushëllimet e mia më të thella viktimave të të shtënave në shkollë në Beograd dhe familjeve të tyre. Gjithashtu u uroj shërim shumë të shpejtë të plagosurve në këtë ngjarje tragjike”, ka shkruar kryeministri Kurti në Twitter.