Connect with us

LAJME

Kryeministri Zaev: Do jem maqedonasi i pari me pasaportë me përmbajtje në gjuhën shqipe

Published

on

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka folur për herë të parë në lidhje me ndryshimet kushtetuese, që pas miratimit të tyre në Kuvend.

Ai ka thënë se Ligji për Gjuhët do të implementohet ndërsa ka bërë të ditur në Alsat se mund të jetë ndër qytetarët e parë maqedonas që pasaporta e tij do të përmbajë gjuhë shqipe.

”Me vetë Ligjin që është miratuar dhe siç e thotë edhe Kushtetuta jonë, gjuhë e parë dhe oficiale është gjuha maqedonase dhe gjuha tjetër e dytë është gjuha shqipe”.

”Për këtë arsye nuk duhet të kenë dilema as maqedonasit dhe as shqiptarët pikërisht për këtë arsye është dërguar Ligji për gjuhët në Komisionin e Venecias dhe atje do të vlerësohet”.

”Duhet të jemi fleksibilë dhe mos ta shkatërrojmë të ardhmen. Më vjen keq për opozitën që po mbjell nacionalizëm. Ne nuk dëshirojmë të ndajmë qytetarët në përqindje, neve nuk na duhet ajo. Qytetarët tonë janë të barabartë dhe të gjithë njësoj’’

Ndërsa i pyetur nëse do të pajiset me pasaportë në të cilën do të figurojë gjuha shqipe, kryeministri maqedon Zoran Zaev tha se nuk ka paragjykime lidhur me këtë çështje, njofton Klan Kosova.

”Ndoshta do të jem maqedonasi i parë që do të marrë pasaportën e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Continue Reading