Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur sonte një takim me drejtues të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).
Takimi mes Haradinajt dhe SBAShK-ut ndodhë në prag të fillimit të javës së dytë të grevës në sektorin e arsimit të Kosovës. Takimi ka filluar që nga ora 19.00
Pas takimit do të ketë prononcim për media nga kryeministri dhe drejtuesi i SBAShK-ut.
Me kërkesën e SBAShK-ut, sistemi arsimor në Kosovë është në grevë që nga e hëna, kur do të duhej të fillonte gjysmëvjetori i dytë për nivelin parauniversitar