Connect with us

KOSOVË

Kryeqyteti pa ujë të pijshëm

Published

on

Gjatë ditës së sotme, kontraktorët e Komunës së Prishtinës përgjatë punimeve të tyre në Sheshin ”Adem Jashari” në Prishtinë, kanë dëmtuar një tubacion të ujit që kalon nën objekte banimi.

KRU ”Prishtina” njofton se për këtë shkak janë detyruar të ndërprenë furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.

Lagjet e prekura janë: “Dodona”, ”Tophane”, zona rreth komunës së vjetër të Prishtinës si dhe rruga “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

KRU ”Prishtina” njofton se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u munduar të sanojnë dëmtimin.

 

Continue Reading