Reshjet e dendura të shiut ditëve të fundit dhe shkrirja e borës kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në fshatin Carralevë. Duke mbyllur rrugën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur nënkryetari, Rrahman Jakupi, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Halil Halili, komandanti i Policisë, Enver Avdyli, ekipi i emergjencës, inspektorët dhe kompania janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar në zhbllokimin e rrugës.