Connect with us

LAJME

Kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja, kërkohet të tërhiqet rektori

Published

on

Fondacioni “Hasan Prishtina” dhe Shoqata Atdhetare Kulturore “Luma” nga Kukësi kanë mbajtur aksion para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës (UP), në shenjë reagimi ndaj idesë për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja.

Profesori Shefqet Hoxha, përfaqësues i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Luma”, foli për jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës, duke e quajtur çmenduri propozimin për heqjen e emirit të tij nga UP-ja.

Madje sipas tij, as popullin nuk do ta pranojë një gjë të tillë.

“Hasan Prishtina ishte organizator i protestave të vitit 1915 dhe punoi pareshtur për çlirimin e territoreve të Kosovës. Hasan Prishtina jeton në zemrat e kuksianëve, i lavdishëm qoftë kujtimi i tij”.

“Të hiqet emrin prej këtij Universitete për mua është një çmenduri, sepse është një prej figurave më të ndritshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Populli nuk do ta pranoj këtë. Kategorikisht nuk duhet t’i hiqet emrin Universitetit të Prishtinës”.

Nipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina, që përfaqëson edhe Fondacionin “Hasan Prishtina”, i ka kërkuar rektorit të UP-së që të tërhiqet nga ky propozim e të merret me cilësinë në këtë institucion.

Madje ai ka kërkuar që të largohet nga pozita rektori i ri, duke e quajtur këtë nismë si të pakuptimtë.

“Mos na e prekin Hasan Prishtinën”, u shpreh ai i revoltuar duke e quajtur ofendimin më të rëndë për heroin, heqjen e emrit të tij nga UP-ja.

“Kemi ardh sot këtu që të kundërshtojmë rreptë iniciativën e rektorit të UP-së që ta tërheqë emrin e Hasan Prishtinës nga Universiteti. Pra sot kemi ardh me i thanë stop mos na prek Hasan Prishtinën, UP ka probleme të tjera, ai duhet që të merret me ngritjen e cilësisë së arsimit”.

“Tani them se një nismë e tillë e rektor duhet të përfundoj me largimin e tij. Kjo është e pakuptimit për gjithë shqiptarinë. Le të del dhe të shpjegon, gjithë grupet e partive politikë kanë shprehur që të vijën sot këtu, por në kemi zgjedhur që një grup intelektualësh të vijmë këtu dhe të dërgojmë një mesash. Mos na e prek Hasan Prishtinën. Ofendim më i rënë mund të bëhet që pas 11 vjetësh të tërhiqet ermi i tij”.

Pjesëmarrësit gjatë aksionit vendosen edhe kurora lulesh para bustit të Hasan Prishtinës./EO/