Connect with us

LAJME

Kur hyn në fuqi ligji për paga?

Published

on

Pas votimit të projektligjit për paga, ministri i Financave, Bedri Hamza është shprehur se përkundër kostos shtesë që mund të ketë ky ligj, aspekti financiar i tij është i mbuluar.

Ndërsa sa i për ketë votimit të buxhetit, Hamza është shprehur optimist se gjatë seancës së sotme do të kaloi.

 

 

“Pagat me rritje pritët të dalin qysh janë ta përcaktuara me ligj.  Kur ligji e përcakton atëherë fillon ekzekutimi i pagave sipas ligjit, në ligj shkruan se kur hynë në fuqi. Në momentin që ligji hynë në fuqi ne kemi planifikuar se ky ligj mund të ketë kosto shtesë buxhetore nëse e shikoni buxhetin e Kosovës me kujdes tek masat e pagave janë 600 e 16 milionë plus tek Ministria e Financave janë disa koentigjenca të cilat janë dedikuar për iniciativa të tjera ligjore. Dmth aspekti financiarë edhe kosto financiarë e ligjit është e mbulume…sa i përket projektligjit të buxhetit kur të vjen në radhë, ne i kemi përgatitur gjitha amendamentet. Kam punuar me gjitha komisionet i falënderoj gjitha komisionet, pres që me kalu pa ndonjë vështirësi”, tha ministri Hamza.

Continue Reading