Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në kuadër të vizitës së tij në Sarajevë, ka vizituar konsullatën e nderit të Shqipërisë si dhe shoqatën e bashkatdhetarëve, ku u prit nga konsulli i nderit, Muharrem Zejnullahu.

Kurti me këtë rast ka thënë se ishte konstatim i përbashkët që sa më parë qytetarët e Kosovës dhe të Bosnjës të lëvizin lirshëm.

“Është absurde që Kosova i vendos masat e reciprocitetit B&H duke vënë regjim vizash për Bosnjën (gjë që godet vetëm boshnjakët e shqiptarët me pasaportë të B&H dhe jo serbët e B&H), e nuk e bën këtë karshi Serbisë. Për më tepër, nga rreth 50 biznese të B&H që operojnë në Kosovë, mbi 90% janë nga Republika Serbe”, ka shkruar Kurti.