Connect with us

LAJME

Kurti e Rizvanolli sot takohen me shefen e USAID-it, shpallin ankandin për energji solare

Published

on

Në Kosovë po qëndron zyrtarja e lartë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot presin Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

“Së bashku, shpallin ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MW”, njofton Qeveria e Kosovës.

Ndryshe drejtoresha e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, ka thënë se mesazhi kryesor i presidentit Joe Biden është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.