Connect with us

KOSOVË

Kurti emëron këshilltar për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e ka emëruar Bekim Qokun, këshilltar të jashtëm politik për marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo u bë ditur përmes një komunikate për media nga zyra për informim e kryeministrit të Kosovës.

Në të thuhet se emërimi i Qokut është bërë në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.

“Kryeministri Kurti i uroi z.Qoku suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në komunikatë.\Teleskopi\