Connect with us

KOSOVË

Kurti i reagon Thaçit, po sillesh si polic bodrumi

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka reaguar pas akuzave të bëra në drejtim të tij nga ana e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit. Sipas Kurtit, Thaçi po sillet sikur ibspektor i policisë që bën akuza farse. Ja reagimi i plotë i tij:

“I mjeri Javert

Ky nuk mund të jetë president, me gjithë këtë dëshirë që ka për t’u bërë inspektor policie. Mendja e Thaçit është një vorbull që i dhemb atij e i kushton Kosovës. Shpif si polic në bodrume hetuesie, akuzon si prokuror në farsa prej gjyqi. Neni më i rëndësishëm i Kushtetutës së Republikës po bëhet neni 91”.

Continue Reading