Connect with us

KOSOVË

Kurti: Lugina nuk bashkohet me konferenca shtypi

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media ka treguar se që prej nesër do të nisin tubimet nëpër komuna të ndryshme, të cilat i paraprijnë protestave dhe më pas thirrjes për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Tash që Vuciq na kushtëzon kurrsesi nuk bën të hiqet taksa por jo ne emër ta takës të legjitimohet zhvatja. Haradinaj bëri pazar me kriminelin Radojiqiq për krijimin e Qeverisë. Mashtroi qytetarët në Kosovë. Fali 8200 hektarë tokë. Premtoi se për 90 ditë do të merret liberalizimi i vizave. Nënshkroi kontratën më të dëmshme në sektorin energjetikë që do ta rrisë çmimin e energjisë deri në 80%. Ia dha 53 milionë Bektel-Enkas”.

Në këtë konferencë kryetari i Vetëvendosjes është pyetur edhe për idenë e Presidentit Hashim Thaçi për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Bashkimi i Kosovës Lindore me Kosovën nuk bëhet me konferenca shtypi. S’bëhet kjo punë me konferenca. Po ta kishte përnjëmend do të investonte në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc për gjashtë vjet sa ka qenë kryeministër, por s’e ka investuar asnjë cent”.

“Në qeverisje dashuria matet me buxhet. Tash i ra ndërmend për Luginën. Nuk janë seriozë”.