Kryeministri i Albin Kurti, priti në takim ministrin e shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, me të cilin biseduan për marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për mundësitë që të rritet edhe më tej bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.
Kryeministri Kurti e falënderoi për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, teksa e uroi për kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, njofton Kryeministria.
Kurti e njoftoi ministrin Heappey me progresin e Kosovës në këto dy vite qeverisje, duke theksuar se Kosova ka bërë rritje të shënuar ekonomike si për nga rritja e GDP-së, po ashtu edhe e investimeve dhe rritjes së të hyrave.
Pasi theksoi rritjen e buxhetit në fushën e mbrojtjes, kryeministri Kurti vlerësoi të nevojshëm rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Mbretërisë së bashkuar në këtë drejtim me bashkë-zbarkime, trajnime dhe pajisje të reja ushtarake./rtk/