Connect with us

KOSOVË

Kurti, Osmani, Veseli dhe Haradinaj – kur ishin të vegjël (FOTO)

Published

on

Albin Kurti, Vjosa Osmani, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, janë këta katër – ndër fytyrat më të njohura në shoqërinë kosovare.

Madje të katërtit ishin kandidatë për ta udhëhequr ekzekutivin, apo thënë më thjeshtë për t’u bërë kryeministër i vendit, shkruan Klan Kosova.

Gjatë fushatës zgjedhore, ata shpesh herë nuk i kursyen akuzat ndaj njëri-tjetrit, qoftë për të fituar mbështetje nga elektorati apo për arsye të tjera.

Por, edhe këto figura politike që shoqëria kosovare është mësuar t’i shohë nëpër ekrane televizive të veshur me kostume zyrtare, dikur kanë pasur një fëmijëri.

Klan Kosova ka mbledhur disa fotografi të katër kandidatëve për kryeministër që po qarkullonin nëpër rrjetet sociale, për t’i ndarë me lexuesit e saj.

Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje.

Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kadri Veseli nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.